Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Panairi i Librit 2020, shtëpitë botuese ishin gati, por siguria është e para

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 17:40 | Aktualitet
Panairi i Librit 2020, shtëpitë botuese ishin gati, por siguria

Panairi i librit ka qenë prej më shumë se 20 vitesh ngjarja më e madhe për botuesit, përkthyesit dhe autorët.

Këtë nëntor pandemia e bën të pamundur organizimin e kësaj feste për librin, e megjithatë si shumë eventet të tjera në botë edhe libri do t’i përshtatet virtualitetit.

Ndonëse një përvojë e re ashtu sikurse edhe mësimi online, shitjet e librit nëpër platforma kanë qenë një zgjidhje. Madje sipas kreut të shoqatës së botuesve Petrit Ymeri do të propozohet që edhe uljet e panairit të mbërrijnë në këto platforma që do të shesin libra.

Ndonëse është një kohë e vështirë për të gjithë biznesin, shtëpitë botuese në Shqipëri nuk e ndalën punën për botimin e veprave të reja apo përkthimin e autorëve më në zë. 10 vepra të reja do të vijnë vetëm nga shtëpia botuese “Dituria” si fituese e një projekti të Europës Krijuese që ndihmon në njohjen e autorëve të rinj edhe në gjuhën shqipe.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani