Pas thirrjeve për t’u përgatitur për luftë, Kina tregon forcën ajrore

Agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë publikoi pamjet e një stërvitjes më të fundit ajrore, disa ditë pasi presidenti Xi Jinping iu bëri thirrje trupave për t’u përgatitur për luftë.

Në imazhe shihen avionët luftarakë të ushtrisë kineze që kalojnë mbi male e det ndërsa qëllojnë mbi objektivat.

Stërvitja ajrore vjen disa ditë pas vizitës së kreut të shtetit në një bazë ushtarake në provincën jugore të Guangdon, ku iu kërkojë ushtarëve të jenë vigjilentë dhe të përgatitur për luftë.