Rastet e reja Covid-19 në Evropë po rriten shumë më shpejt sesa në SHBA

itali covid 1100x620

Rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Evropë është shumë më e lartë se në SHBA, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Universiteti Johns Hopkins.

Rritja në pesë shtetet më të prekura evropiane ishte gati 42% më e lartë se rritja në SHBA nga 6 deri në 13 tetor.

Më 13 tetor, mesatarja ditore në SHBA, ishte 49,542 infeksione. Ndërkohë në pesë vendet evropiane më të goditura si Franca, Britania e Madhe, Rusia, Spanja dhe Holanda, mesatarja totale ditore e rasteve të reja ishte 70,158.

Popullsia e pesë vendeve evropiane është 343 milionë, ndërsa popullsia amerikane është 331 milionë.

Momentalisht, Evropa është në mes të një vale të dytë të Covid-19, e cila është përhapur me shpejtësi në të gjithë kontinentin.

Polonia, Belgjika dhe Republika Çeke kanë parë rritje të ndjeshme të infeksioneve Covid-19 në javët e fundit. Franca dhe Holanda kanë parë gjithashtu rritje dramatike në numrin e rasteve të reja këtë muaj.