Shqipëria ka më shumë “fermerë” sesa Greqia dhe Serbia

Publikuar më: 16/10/2020, ora 15:30
Fermere ne shqiperi 1024x576

Shqipëria ka më shumë “fermerë” sesa Greqia dhe Serbia

Publikuar më: 16/10/2020, ora 15:30

Të dhënat e Institutit Europian të Statiskave e rendisin Shqipërinë ndër vendet me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin e bujqësisë.

Madje, numri është më i lartë edhe krahasuar me shtetet me popullsi disa fish më të madhe. Kjo, jo vetëm për mënyrën sesi përllogaritet, por edhe për formën e organizimit të ekonomisë shqiptare.

Sipas Eurostat, krahasimisht, Greqia me 10,7 milionë banorë, ka vetëm 389 mijë të punësuar në këtë sektor. Serbia dhe Bullgaria, me nga 7 milionë banorë, kanë përkatësisht 325 mijë dhe 191 mijë të punësuar në bujqësi. Edhe më i vogël rezulton numri në fqinjët si Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

Teksa në këto vende, bujqësia funksionon si një degë e organizuar e ekonomisë, me biznese dhe ferma të mirëfillta, në Shqipëri, kjo mënyrë llogaritjeje krijon vetëm anomali në statistika dhe pengesa për hartimin e politikave publike të punësimit.