Situata nga koronavirusi alarmante, Vokshi: Të certifikohen shkollat, të testohen mësuesit

16 TETOR DITARI 09 00 CLEAN frame 26676 1100x620

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, e shikon alarmante situatën nga koronavirusi në vendin tonë për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga qeveria. Sipas saj, situata ka dalë jashtë kontrollit pas hapjes së shkollave, që nuk janë të certifikuara dhe pjesa më e madhe e tyre nuk kanë ujë dhe dezinfektantë.

“PD ka kohë në terren, nuk është larguar asnjëherë nga terreni, kemi denoncuar keqmenaxhimin e pandemisë, po monitorojmë situatën për fillimin e vitit të ri shkollor, ku situata ka dalë jashtë kontrollit duke krijuar situatë alarmante në përhapjen e koronavirusit. Shifrat e javëve të fundit janë alarmante. Nëse e krahasojmë me Kosovën nuk ka pasur asnjë humbje jete. Kjo gjendje vjen nga keqmenaxhmini i vitit shkollor. Qeveria nuk mori asnjë masë me shkollat, nuk u certifikuan, 90% nuk kanë ujë e dezinfektantë, ka shumë probleme me mbarëvajtjen e një mësimdhënieje cilësore dhe kjo po krijon dhe përhapjen e Covid -19”.

Për Vokshin, mësimi online duhet të jetë zgjedhja e fundit dhe PD nuk është për mbylljen e shkollave, por thekson se ajo që kërkon PD është certifikimi i shkollave dhe testimi i mësueve pasi, jeta e tyre është në rrezik. Sipas saj, po mbahet sekret numri i mësueve të prekur nga koronavirusi, ndërsa përmend shkollën “Emin Duraku” si vatër të pandemisë.

“PD nuk është për mbylljen e shkollave, mësimi onlinë duhet të jetë zgjedhja e fundit. Ajo që PD ka kërkuar është certifikimi i shkollave, të mbyllen shkollat që nuk plotësojnë kushtet, që do të respektonin protokollin e sigurisë dhe distancimin e fëmijëve. Kemi kërkuar testimin masiv të mësuesve në mënyrë që të bëhet hetimi epidemiologjik i saktë, të kemi hartën epidemiologjike dhe për t’u krijuar kushte nxënësve në shkollat përkatëse. Mbahet sekret numri i mësuesve të prekur. “Emin Duraku” është bërë vatër e koronavirusit. Jeta e mësuesve është në rrezik ndaj është e domosdoshme të bëhet testimi masiv që të izolohen rastet”.