Soreca takon Celibashin për sfidat e KQZ-së dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit

soreca 1100x620

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, është takuar sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për sfidat me të cilat përballet KQZ-ja, zbatimin e reformës zgjedhore dhe marrëveshjen e 5 qershorit. Në një postim në Twitter kryediplomati i BE-së theksoi se ka diskutuar me Celibashin edhe për mënyrën sesi BE-ja mund të sigurojë ndihmë teknike përpara zgjedhjeve të prillit të ardhshëm.

“Përgëzova Ilirjan Celibashi për emërimin e tij si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve. Ne diskutuam sfidat e rëndësishme me të cilat ballafaqohet KQZ-ja, për të zbatuar me shpejtësi reformën zgjedhore të 5 qershorit, si dhe mënyrën se si Bashkimi Europian mund të sigurojë ndihmë teknike përpara zgjedhjeve të prillit të ardhshëm”, shkruan Soreca.