Studimi amerikan shpjegon arsyet pse koronavirusi na goditi kaq fort

koronavirus 1 1100x620

Pandemia e koronavirusit goditi fort botën për shkak të obezitetit, ushqimeve me shumë sheqer dhe ndotjes së ajrit. Ky është përfundimi i një studimi të Universitetit të Uashingtonit, që shton se këto janë arsyet pse ka pasur një numër kaq të lartë vdekjesh në të gjithë botën.

“Këta faktorë janë të parandalueshëm dhe të trajtueshëm. Nëse do të kemi kujdes ndaj tyre, do të kemi shumë të mira nga ana shoqërore dhe ekonomike”, shprehet udhëheqësi i studimit, dr. Christopher Murray.

“Ne nuk po mundemi dot që të ndryshojmë zakonet tona të pashëndetshme, veçanërisht ato që kanë lidhje me dietën, kaloritë dhe aktivitetin fizik”, shtoi Murray.