Titulli “Mjeshtër i Madh”, dekorohen ish-futbollistët Janku, Lame, Starova e Shehu

meta dekorata 1100x620

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekoroi katër prej ish-futbollistëve të mirënjohur të klubit të Partizanit, njëkohësisht edhe ekipit kombëtar të futbollit.

Mikel Janku, Ilir Lame, Sulejman Starova dhe Ylli Shehu u vlerësuan me titullin “Mjeshtër i madh i sportit”.

Presidenti Meta, vlerësoi kontributin dhe arritjet e mëdha, jo vetëm në fushën e sportit, të këtyre legjendave që lanë gjurmë për vite në futbollin shqiptar.