Vakanca në Kushtetuese, presidenti shpall 10 aplikantët: KED të nxitojë me verifikimin

MB META APLIKANTET GJK frame 491 1100x620

Presidenca bëri publike listën e aplikantëve për plotësimin e vakancës së parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, të krijuar me largimin e Besnik Imerajt.

Pranë këtij institucioni kanë shprehur interes 10 shtetas: Aleksadër Toma, Altin Binaj, Aldona Sylaj, Ardita Buna (Alsula), Eugen Papandile, Ilir Haznedari, Klajdi Mone, Orkida Totojani, Përparim Kalo dhe Shaqir Hasanaj. Lista do t’i dërgohet menjëherë KED-së për të nisur verifikimin e kandidatëve.

Presidenti Meta kërkon nga KED që të jetë e shpejtë me verifikimet dhe ndërkohë t’i dërgojë listën e kandidatëve për vakancën tjetër në Gjykatën Kushtetuese, krijuar me largimin e Besnik Muçit.