Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vritet në mënyrë makabre një profesor pranë Parisit, publikoi karikaturat e profetit

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 20:31 | Bota

Një profesor që kishte nxjerrë përpara nxënësve në klasë disa karikatura të profetit Muhamed u ekzekutua në mënyrë makabre me prerje koke nga një person në rrethinat e Parisit. Agresori raportohet të ketë thërritur “Allah Akbar” gjatë krimit dhe më pas kërcënoi dhe agjentët e policisë me thikë.

Sipas asaj që raportojnë mediat, autori i kësaj ngjarje të rëndë u ekzektua nga policia dhe është një 18 vjeçar, i cili gjithashtu kishte dhe një brez me eksploziv.

Profesori i vrarë jepte lëndën e histori-gjeografisë në liceun e “Bois d'Aulne” në Conflans-Saint-Honorine. Disa ditë më parë ai raportohet të ketë nxjerrë disa karikatura të profetit Muhamed gjatë kursit për lirinë e të shprehurit.

Ngjarja ka shkuar dhe më tej pasi autori i vrasjes gjatë ndjekjes nga policia ka publikuar në rrjetet sociale imazhe nga ky akt i rëndë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani