Zhdukja e 40-vjeçarit, policia po heton përfshirje në aktivitete të paligjshme

40 vjecari lepenice 1100x620

Policia e Vlorës po heton ndonjë përfshirje të mundshme në aktivitet të paligjshëm të 40-vjeçarit, nga Lepenica, që është zhdukur prej 5 ditësh, çka mund të ketë sjellë konflikte.

Burime për A2, thanë se automjeti i Ermal Ngucajt, ka qenë i mbyllur dhe nuk janë gjetur as çelësat. Në mjet nuk janë gjetur sende të dyshimta, vetëm një palë atlete dhe rroba.

40-vjeçari kishte bërë 7 muaj burg për një konflikt në një gurore në Lepenicë. Më herët, ka qenë i përfshirë në narkotrafik.