Apeli i Metës: Koha të veprojmë së bashku për të arritur drejtësinë sociale të munguar

MB META APLIKANTET GJK frame 491 1100x620

Presidenti Meta thekson se Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë e gjen Shqipërinë, në një gjendje tepër të rëndë ekonomike.

Sipas kreut te shtetit, është e papranueshme që një grusht oligarkësh dhe banditësh, siç është edhe mafia e inceneratorëve, siç e quan ai, të pasurohen çdo ditë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa një qytetar në nevojë apo një pensionist me fëmijët në emigracion të mbijetojë me 5,5 dollarë dita, në kushtet e rritjes së shfrenuar të çmimeve.

“Përshkallëzimi i krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit dhe në kushtet e pandemisë, situata pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë. Është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të arritur drejtësinë sociale të munguar”, apelon Meta.