Arrestohet personi me 4 emra, i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni

policia fier 1 1100x620

Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit, me qëllim ekstradimi në drejtim të Italisë, atje ku rezulton i dënuar me më shumë se 8 vite.

Sipas policisë, personi i vënë në pranga është shtetasi që njihet me 4 emra të ndryshëm: Edison Mërtiri, Edison Prifti, Adison Prifti, Artan Budo, 44 vjeç, banues në Fier.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë, për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostitucioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”, njofton policia.