Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Barca ndjek shembullin e Real, del pa pikë ndaj Getafe

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 22:54 | Futboll
Barca ndjek shembullin e Real, del pa pikë ndaj Getafe

Barcelona ka humbur me rezultatin e ngushtë 1-0 përballjen ndaj Getafes, e cila ashtu si vitin e kaluar vijon të tregojë një formë shumë të mirë në kampionat.

Barcelona e reformave të mëdha ende nuk ka gjetur një balancë në këtë kampionat dhe Lionel Messi e ka të pamundur të mbajë në shpatulla të gjithë peshën e ekipit.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 56 të takimit falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Mata. Me këtë humbje djemtë e Koeman humbën një mundësi të pastër për t’iu bashkuar Real Madrid në krye të renditjes, i cili po ashtu humbi në shtëpi këtë të shtunë përballë Cadiz.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani