Dortmund merr 3 pikë të rëndësishme në kampionat

50b54a15262a5bf358ca9bea964a7cabo2 1100x620

Një fitore e mundimshme ka qenë ajo e Borussia Dortmund në transfertë përballë ekipit të Hoffenheim.

Djemtë e Favre arritën të fitonin 0-1 këtë ndeshje të vështirë e cila u zgjidh vetëm në fundit e saj falë ndërrimeve që u hodhën në tapetin e gjelbër.

Trajneri zviceran hodhi vetëm në minutën e 75 në lojë Reus dhe Halaand të cilët sollën një ritëm të ri në takim dhe arritën ta zhbllokinin atë. Tashmë pas javës së katërt të kampionatit Dortmund renditet në vend të dytë pas Leipzig.