Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gjendet një anije me vela e braktisur në Shëngjin

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 22:04 | Aktualitet

Një anije e llojit velierë është gjetur e braktisur dhe pa shenjë njeriu në bord në afërsi të Shëngjinit.

Anija e vjetër me flamur slloven dhe me emër TAI-PAN  është pikasur nga policia kufitare pranë zonës së Patokut, brenda saj nuk është gjetur asnjë njeri.

Ajo është ankoruar në portin e Shëngjinit, ndërkohë që pas kontrolleve brenda saj nuk janë gjetur as dokumente se kujt i përkiste.

Burime për A2 bëjnë me dije se mjeti detar ka qenë duke lundruar nga Greqia drejt Malit të Zi dhe ka shfaqur probleme gjatë lundrimit, ndërsa është mbajtur nën monitorim nga Stacioni i kufirit në Shëngjin që prej ditës së djeshme dhe dalja drejt bregut është bërë me ndihmën e një peshkarexhe. Nuk ka ende detaje mbi ekuipazhin.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar se si kjo anije ka përfunduar në Shëngjin dhe mundësinë se mos ajo është përdorur për ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë