Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjobat për maskat, Basha: Asnjë masë e paligjshme e vënë nga Rama nuk do të njihet

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 12:25 | Politikë
Gjobat për maskat, Basha: Asnjë masë e paligjshme e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se shumë shpejt do të rishpalosë planin e detajuar që do të vihet në zbatim nëse opozita të jetë në qeveri, për të anuluar kontratat koncesionare, që, sipas tij, janë korruptive.

“Çdo kontratë e lidhur në kundërshtim me ligjin, në kushtet e korrupsionit, është e pavlefshme, me efekt prapaveprues. Ne kemi një plan të detajuar, brenda javës së ardhshme do ta rishpalosim këtë plan. Që nga ngritja e strukturës së veçantë shtetërore që do të shqyrtojë kontratat, kriteret që do të ndiqen, vënia para përgjegjësisë e autorëve dhe gjetja e parave të shqiptarëve”, tha Basha.

Gjobat për maskat - Sa i përket gjobave për mosmbajtjen e maskave të fytyrës, të cilat janë të detyrueshme edhe në ambientet e ardhshme, Basha tha: “Gjobat për Edi Ramën janë një mjet për të mbushur buxhetin, ky është një shtet gjobëvënës. Aq sa luftohet Covid-19 me autoblinda, aq luftohet edhe me gjoba. Asnjë masë e marrë në shkelje të të drejtave të qytetarëve nuk njihet nga ne. Jo vetëm kjo, por ata që i kanë marrë këto masa do të mbajnë përgjegjësi. Prandaj i ka kapur paniku se e dinë çfarë i pret pas 25 prillit”.

https://a2news.com/2020/10/16/mbi-300-gjoba-per-mosvendosje-maske-ne-ambientet-e-jashtme-11-te-shoqeruar-ne-polici/

Plehrat - Kreu demokrat foli edhe një herë për çështjen e inceneratorëve, duke thënë se me planin e tij, të anuluar nga socialistët, çmimi i përpunimit të plehrave ishte shumë më i ulët. “Kosto e përpunimit të mbetjeve në Sharrë sipas projektit tonë do të ishte 12 euro/ton, ndërsa sot është 29 euro. Projekti ynë ishte i studiuar nga Banka Botërore dhe GIZ, i konsultuar me grupet e interesit dhe qytetarët”, tha ai. “Projekti i inceneratorëve është i pakonsultuar, i kritikuar nga partnerët dhe i lidhur me Ndraghetta-n, sipas prokurorisë italiane”.

https://a2news.com/2020/10/15/mjekja-shqiptare-ne-gjermani-maska-e-panevojshme-nese-ruhet-distanca-vendimi-ne-shqiperi-devijim-nga-protokolli-i-obsh/

A2 CNN Livestream

Dita jonë