Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ibrahimoviç i jep “Djallit” derbin e Madonnina-s

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 19:58 | Futboll
Ibrahimoviç i jep “Djallit” derbin e Madonnina-s

As mosha dhe as koronavirusi nuk e ndalin dot. Ibrahimoviç le pas virusin vdekjeprurës, merr 39 vitet që ka mbi shpinë dhe me dygolëshin e tij i jep fitoren Milanit 1-2 përballë rivalëve të përjetshëm të Interit.

Një ndeshje shumë e luftuar, shumë e kontestuar, por që në fund derbin e qytetit e fiton skuadra me të njëjtin emër.

Milani kaloi i pari në avantazh me anë të Ibrahimoviç në minutën e 12 të ndeshjes falë një penalltie të fituar prej tij. 4 minuta më vonë është po suedezi që shtyn një tjetër top në fund të katërkëndëshit të zikaltërve.

Interi dukej inekzistent dhe minutë pas minute filloi të ngrihej me lojë. Në minutën e 28 Lukaku rihap takimi.

Pjesa e dytë foli më shumë për ekipin e Conte, por që nuk arriti të shfrytëzonte rastet e shumta të krijuara. Interi kontestoi dhe disa herë vendimet e gjyqtarit të ndeshjes sidomos në rastin e një penalltie në minutën e 75.

Në minutat e mbetura asgjë nuk ndryshoi dhe Milani mori 3 pikët e radhës që e mbajnë atë në krye të renditjes me 4 fitore në 4 ndeshje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë