Inceneratorët, edhe Veliaj kërkon zgjimin e SPAK, por për të hetuar Bashën

veliaj per bashen frame 881 1100x620

SPAK-un e kërkojnë dhe socialistët. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka kërkuar institucionit të ri të drejtësisë të hetojë gjobat që kreu i PD-së po vendos ndaj bizneseve, përfshirë dhe për inceneratorin e Tiranës.

Sipas Veliaj, projekti i Bashës në krye të bashkisë do t’i kushtonte më shumë qytetarëve sepse paratë do t’i ndante me familjarët.

“Luli e kishte çmimin 8 euro më të lartë për çdo ton plehrash. Tirana prodhon 1 mijë ton në ditë, kjo do të thotë se taksapaguesi duhet të paguante 8 mijë euro më shumë. Ky nuk qan hallin pse ne u kursejmë paratë popullit, por ky qan hallin pse ju prish pazari, se ky thotë se paratë ishin për të dhe për kunatin. Unë pyes veten çfarë bën ky SPAK-u në këtë rast. Jo vetëm se ishte 30% më lartë, por ai thoshte se qyteti i Tiranës duhet të paguajë që në fillim për investimet 34,6 milionë euro. Ne sot nuk paguajmë fare, paguajmë për ton dhe jo për investimin”, u shpreh Veliaj.