Makinat e të ardhmes, nga e kaluara, nxirren në ankand

Tri makina të para thuajse asnjëherë më parë, koncepte futuriste nga vitet 1950-të, do të dalin në shitje në një ankand të organizuar nga “Sotheby”, që shpreson të arkëtojë deri në 20 milionë dollarë.

Makinat koncept, Alfa Romeo B.A.T, secila me një formë tepër të veçantë, si të kishin dalë nga një film fantastiko-shkencor, përshkruhen nga shtëpia e ankandeve si ndër modelet më spektakolare të prodhuara ndonjëherë, sa i përket dizajnit.

Makinat e realizuara për të treguar ndryshimin rrënjësor në aspektin xhenerik dhe aerodinamik të kompanisë për atë kohë, do të shiten bashkë në ankandin e organizuar në Nju Jork, në 28 tetor.

Të quajtura B.A.T. 5, 7, dhe 9, mjetet janë krijuar nga dizajneri italian Franco Scaglione dhe janë prodhuar nga kompania Carrozzeria Bertone, për t’iu prezantuar publikut në vitet 1953, 1954 dhe 1955. Makinat nuk janë shfaqur kurrë bashkë më parë dhe janë shitur veçmas te koleksionistë të ndryshëm. Por në vitin 1989 u blenë nga një person i vetëm.

Edhe nëse arrijnë çmimin e pretenduar nga Sotheby, prej 20 milionë dollarësh, ato nuk do të jenë makinat më të shtrenjtë të shitura në ankand. Në vitin 2018, një Ferrari 250 GTO e vitit 1962 u shit në ankand për 48,4 milionë dollarë, shifër rekord. GTO kishte fituar Çmimin e Madh të Italisë në garat Grand Turismo në vitin 1962 dhe gjithashtu 15 gara të tjera në vitet 1962-1965.