Masat e reja antiCovid, policia u prish festat të rinjve në Britani

Kjo javë shënoi shifra rekord të infektuarish me koronavirus në Britani, duke arritur gati në 23 mijë persona të konfirmuar pozitivë vetëm brenda 24 orëve.

Kjo bëri që autoritetet mjekësore britanike të rikthejnë një pjesë të madhe të masave antiCovid, një prej të cilave ishte edhe mbyllja e lokaleve dhe pub-eve pas orës 22:00. Ky vendim nisi të zbatohej mbrëmjen e së premtes, por shumë të rinj e panë veten të grumbulluar në rrugë pas orës 22:00.

Kjo bëri që policia të ndërhyjë dhe t’i kërkojnë qytetarëve që të shpërndaheshin, por hasi në rezistencën e tyre në shumë raste, duke bërë që shumë persona të kalonin natën në polici.