Mbi 7800 infeksione, Gjermania shënon numrin më të lartë të rasteve që nga nisja e pandemisë

2 27 600x338

Gjermania regjistroi një tjetër rekord të infeksioneve ditore me koronavirus.

Autoritetet raportuan se në 24 orët e fundit, u konfirmuan 7830 raste me Covid-19, një rritje me rreth 500 raste krahasuar me ditën e djeshme.

Po ashtu, instituti Robert Koch njoftoi se 33 pacientë nuk e mposhtën dot betejën me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të humbjeve të jetëve në Gjermani në 9,767.

Qeveria gjermane po përpiqet të mbajë situatën nën kontroll, por guvernatori i i Bavarisë, Markus Soeder, deklaroi se ka rrezik që autoritetet “të humbasin kontrollin në disa zona”.