Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mbi Drin, energjia nuk shteron

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 13:47 | Aktualitet
Mbi Drin, energjia nuk shteron

Shqipëria renditet ndër vendet e pasura me burime ujore, ku sipërfaqet ujore të saj vlerësohen sa dyfishi i sipërfaqes territoriale. Janë disa lumenj kryesorë që përshkojnë territorin e vendit dhe qindra burime malore dhe përrenj që furnizojnë me ujë popullatën, bujqësinë dhe industrinë shqiptare. Në kulmin e rritjes së kërkesës globale për ujë, niveli i alarmit sa vjen dhe rritet për pakësimin e burimeve ujore edhe si pasojë e ndryshimeve klimatike të cilat nuk diktojnë vetëm përditshmërinë tonë por cenojnë vijueshmërinë e burimeve natyrore që mundësojnë jetën në tokë.

Më shumë se 150 lumenj dhe përrenj, rrjedhin nga Lindja drejt Perëndimit me prurje mesatare shumëvjeçare që varion nga 340 metër-kub për sekondë për lumin Drin në 60 metër-kub për sekondë, Shkumbini. Një nga lumenjtë me peshën më të madhe hidroenergjetike në vend është Drini, në shtratin e të cilit janë ndërtuar 4 hidrocentrale me një kapacitet të instaluar rreth 1400 Mega-Vat. Kaskada e Drinit është unike në Europë nga pikëpamja e lartësisë së digave dhe liqeneve që Drini ka krijuar por cilat janë potencialet hidroenergjetike të këtij baseni ujor?

Sektori hidroenergjetik është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike, veçanërisht ndaj ndryshimit të reshjeve por sa të gatshme janë strukturat pranë KESH sh.a të përballen me sfidat hidroenergjetike të një klime që po ndryshon? Të dhënat nga rrjeti hidrometeorologjik luajnë rol të rëndësishëm për një menaxhim më të mirë të burimeve ujore në kaskadën e Drinit në kushte normale të motit por, bëhen të domosdoshme në ngjarjet e motit ekstrem.

Liqeni i Fierzës është rregullatori i tre digave mbi lumin Drin por cila prej digave është veçanërisht, më e ndjeshme ndaj kushteve kritike të motit? Në Strategjinë Kombëtare të Energjisë, çështja më e rëndësishme është siguria e digave në rastin e fatkeqësive natyrore hidrometeorologjike, si fatkeqësitë më të shpeshta në dy dekadat e fundit në Shqipëri. Reshjet intensive apo shkrirja e shpejtë e dëborës rrit në mënyrë të menjëhershme prurjet në tre digat mbi Drin duke krijuar edhe nivele kritike të cilat kanë vënë në vështirësi Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Por si është viti 2020, cila ngjarje ka lënë gjurmë në memorien e ekspertëve të KESH sh.a?

Në klimën shqiptare, periudha më e pasur me reshje shtrihet nga tetori në prill por parashikimet afatgjata tregojnë për çrregullim të shpërndarjes së reshjeve gjatë vitit, reshjet më së shumti pritet të vijnë me stuhi të natyrës tropikale, jashtë natyrës stinore. Në këto kushte, nevojiten protokolle të rrepta të menaxhimit të të gjitha digave të mëdha apo të vogla të ndërtuara në rrjetin e pasur lumor të Shqipërisë ku për digat mbi Drin, KESH sh.a ka një procedure të miratuar.

Ndërtimi i digave mbi Drin ka nisur në 1971 me Vaun e Dejës dhe ka vijuar ndërtimi me digën e Fierzës në vitin 1978 për t'u plotësuar kaskada mbi Drin me digën e Komanit në vitin 1988. Megjithëse gati 50-vjecare, tre veprat hidroenergjetike operojnë më së miri edhe sot. Janë struktura në të cilat është investuar për t’i bërë të sigurta të përballojnë fatkeqësi të ndryshme natyrore. Në këto 50 vite, kaskada mbi lumin Drin ka përballuar me sukses fatkeqësi natyrore si prurje lumore të jashtëzakonshme dhe së fundi edhe tërmetin 26 nëntorit te vitit 2019. Por si është vlerësuar gjendja e digave mbi Drin pas tërmetit të fuqishëm, të madhësisë 6.4?

Ndër vite, Korporata Elektroenergjetike shqiptare ka kaluar situata të vështira hidrike me prurje të jashtëzakonshme apo periudha të gjata thatësire, fenomene të cilat mund të bëhen një rutinë e së ardhmes. Në këto kushte, përveç politikave më të mira për menaxhimin e burimeve hidrike, jo shumë vonë, korporata duhet të ndërtojë strategji për shfrytëzimin e të gjitha burimeve energjetike të rinovueshme, si të rrezatimit diellor, të erës, bioenergjitë apo forma të tjera energjie që natyra i ripërtërin...

A2 CNN Livestream

Dita jonë