Ndahet në paqe derbi i Liverpool

Është hapur me një derbi shumë të bukur java e 5 Premier League mes Everton dhe Liverpool, i cili u mbyll në barazim 2-2.

Evertoni i Ancelottit tregoi edhe njëherë një formë të mirë duke vazhduar të udhëheqë klasifikimin e kampionatit me 4 fitore dhe një barazim.

“Të kuqtë” kaluan të parët në avantazh në minutën e 4 të takimit me Sadio Mane. Vendasit treguan dëshirë të madhe për të mos e humbur këtë ndeshje dhe barazuan me Keane 15 minuta më vonë.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar, por me shumë gabime përpara portës. Në të 72 Salah kaloi të tijtë në avantazh, por nuk ishte e thënë që skuadra e Klopp të fitonte. Në të 81 vjen dhe goli i barazimit nga Dominic Clavert-Leëin.

Ajo që mbetet për t’u theksuar është se në këtë ndeshje ekipi kampion i Anglisë përveç tre pikëve humbi dhe mbrojtësin Van Dijk, i cili doli nga fusha i dëmtuar vetëm pas 10 minutash lojë.