Një italian po shkëlqen te PSG: Është Dani Alves i ri

mbappe florenzi 1100x620

Pasi u largua nga Roma si i padëshiruar një vit më parë në drejtim të Valencias, edhe atje një “dështim”, karriera e Alessandro Florenzi-t u vu në diskutim.

Por këtë fillim sezoni, mbrojtësi 29-vjeçar italian është duke shkëlqyer me kampionët e Francës PSG. Italiani ka bindur për t’u bërë pjesë e formacionit për të marrë minutat e nevojshme dhe këtë gjë e ka justifikuar edhe me paraqitjet e tij.

Në fitoren e mbrëmjes së të premtes, 4-0 ndaj Nimes, Florenzi ishte i shkëlqyer, jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në sulm, duke realizuar edhe një gol në këtë takim, i cili ishte i dyti në 5 ndeshje për të me fanellën e re.

Kanë mjaftuar vetëm këto 5 ndeshje që Florenzi të fitojë zemrat e tifozëve francezë, për të cilat, italiani tashmë është Dani Alves i ri i skuadrës së tyre.