Rekord gjobash nga policia për mosmbajtjen e maskës

Untitled collage 2020 10 17T181636.187 1100x620

Policia e Shtetit ka vendosur rekord gjobash ndaj qytetarëve për shkeljen e rregullit për mbajtjen e detyrueshme të maskës në të gjitha ambientet jashtë shtëpisë.

Në ditën e tretë të këtij akti normativ, policia njofton se në të gjithë vendin janë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë për mosmbajtjen e maskës.

Përveç të tjerash shumë qytetarë për t’i shpëtuar masës administrative nuk i kanë treguar dokumentin e identifikimit punonjësve të Policisë dhe për këtë arsye janë shoqëruar për identifikim në komisariat.