Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shitet në ankand makina që John F. Kennedy përdori në ditën e vrasjes

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 21:48 | Bota

Një makinë limuzinë e përdorur nga presidenti amerikan John F. Kennedy në ditën e vrasjes së tij, u shit në ankand për shifrën e 375 mijë dollarëve

Makina e vitit 1963, një Lincoln Continental ishte përdorur nga presidenti Kennedy, Jackie Kennedy dhe guvernatori i Teksasit, John Connally mëngjesin e ditës fatkeqe të 22 nëntorit 1963, ku kreu i Shtëpisë së Bardhë u vra nga një plumb.

Ata udhëtuan me këtë makinë nga Forth Worth për të shkuar në aeroport, ku morën fluturimin për në Dallas, aty ku edhe Kennedy u ekzekutua në një tjetër Lincoln Continental.

Kjo makinë ndodhet prej vitesh në muzeun “Hendy Ford” në Dearborn të Michiganit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë