Toka “gllabëron” shtëpinë në Rusi

Një shtëpi përfundoi në një krater me thellësi gati 8 metra dhe një diametër rreth 15 metra. Ngjarja ka ndodh në një fshat në Rusi.

“Daily Mail” shkruan se dy persona arritën të shpëtojnë, por një 78-vjeçare dyshohet të jetë nën rrënojat e shtëpisë brenda në gropën gjigante.

Anatoli Poddubny, një drejtues lokal në Vyshkov të Rusisë ku ndodhi ngjarja, është shprehur se grupet e shpëtimit janë duke bërë të pamundurën për të shpëtuar të moshuarën.

Shkaqet e hapjes së gropës gjigante janë ende të paqarta.