Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja makabre e një profesori në Francë, reagon Macron

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 08:27 | Bota

Një profesor, i cili kishte nxjerrë përpara nxënësve në klasë disa karikatura të profetit Muhamed, u ekzekutua në mënyrë makabre, me prerje koke, nga një person në rrethinat e Parisit, ditën e premte.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, reagoi për këtë ngjarje të tmerrshme duke e quajtur atë një sulm terrorist islamik.

Sipas mediave franceze, agresori raportohet të ketë thërritur “Allah Akbar” gjatë krimit dhe më pas kërcënoi dhe agjentët e policisë me thikë. Sipas asaj që raportojnë mediat, autori i kësaj ngjarje të rëndë u ekzekutua nga policia dhe është një 18-vjeçar, i cili gjithashtu kishte dhe një brez me eksploziv.

Macron u shpreh se mësuesi u vra sepse ai “mësoi lirinë e shprehjes”. “Ata nuk do të fitojnë... Ne do të veprojmë", tha presidenti.

Profesori i vrarë jepte lëndën e histori-gjeografisë në liceun e “Bois d’Aulne” në Conflans-Saint-Honorine. Disa ditë më parë ai raportohet të ketë nxjerrë disa karikatura të profetit Muhamed gjatë kursit për lirinë e të shprehurit.

Ngjarja ka shkuar dhe më tej pasi autori i vrasjes gjatë ndjekjes nga policia ka publikuar në rrjetet sociale imazhe nga ky akt i rëndë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë