Vrau biznesmenin në Himarë, autori i dyshuar: I kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët

Himara u trondit mëngjesin e së shtunës, pasi biznesmeni Niko Goro mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërsa e motra e tij u plagos në këmbë.

Rreth 1 orë pas atentatit, policia arriti të vërë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, i cili është shtetasi Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se fjalët e para të 53-vjeçarit pas arrestimit kanë qenë: “I kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, është shprehur para policisë, Leka.

53-vjeçari është në nip në Himarë dhe pretendon se ka tokë të trashëguar.