Zhgënjen Real, Cadiz i jep leksion “Galaktikëve”

a8655cd0ce571a48b0c5a5eb3a4c7f13o2 1100x620

Një humbje të pabesueshme ka pësuar Real Madrid në ndeshjen e radhës në shtëpi përballë të sapongjiturve në La Liga të Cadiz.

Ekipi i Zidane është mundur 0-1 në një takim që dukej i lehtë në letër për vendasit, por që morën një mësim të mirë nga Cadiz.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Lozano në minutën e 16 të takimit dhe që nga ai moment asgjë nuk ndryshoi më. Reali përdori të gjitha mundësitë për të barazuar, por nuk ia doli dhe humbi 3 pikë të sigurta.

Me këtë humbje Reali qëndron në vend të parë, por që i hap mundësinë Barcelonës ta barazojë me pikë në rast se fiton me Getafen.