“Zonja” ngec në Krotone, Chiesa skuqet që në të parën

9189442eda60ec4ca29a63f2559e0d8fo2 1100x620

Juventus nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e radhës së Seria A kundër të sapongjiturve në elitën e futbollit italian të Krotones.

“Zonja e Vjetër” e ka ndjerë shumë mungesën e yllit të saj Cristiano Ronaldo, i cili prej disa ditësh vijon të qëndrojë i izoluar për shkak se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Edhe pse të përforcuar në merkator me Moratën dhe Chiesa-n në krye të sulmit, djemtë e Pirlos nuk arritën ta zgjidhnin këtë ndeshje të lehtë në letër.

Crotone kaloi e para në avantazh në minutën e 12 të takimit me anë të Simmy nga pika e penalltisë, për Juventusin barazoi me Moratan në të 21-ën. Në pjesën e dytë bardhezinjtë luajtën për shumë minuta me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Chiesa për një ndërhyrje të parregullt.