Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Aguero kap nga qafa gjyqtaren anësore, shpërthejnë polemikat

Nga A2 CNN
18 Tetor 2020, 10:09 | Futboll

Sulmuesi Sergio Aguero bëri një gjest shumë polemik në ndeshjen Manchester City-Arsenal. Argjentinasi protestoi një vendim të gjyqtares anësore dhe i kërkoi shpjegime asaj duke e kapur nga qafa.

Një veprim që nuk i pëlqeu aspak gjytares, e cila ia largoi menjëherë dorën lojtarit të City-t.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Guardiola e mbrojti futbollistin e tij duke thënë se nuk ishte aspak një veprim agresiv: “Ju lutem, Sergio është një nga personat më të dashur që unë njoh. Gjeni polemika në vend tjetër, jo në këtë rast”.

Por, analistët e mendojnë ndryshe. Ian Wright, ish-lojtar i Arsenalit dhe komentator në BBC, e cilësoi veprimin si të panevojshëm.

Ndërkohë, në rrjetet sociale po kërkohet me ngulm ndëshkimi i sulmuesit argjentinas.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu