Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, Alibeaj: Shpejtësia e hetimit, tregues kyç për të zbuluar të vërtetën

alibeaj 1 1100x620

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas denoncimit në polici të biznesmenit Andon Dhima për një tentativë atentati.

Alibeaj thekson se “shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën”.

“Zvarritja e çështjeve të tilla, siç e ka zakon prokuroria dhe policia, do të jetë veçse kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar”, shkruan Alibeaj në Facebook.

Sipas Alibeajt, vrasja e biznesmenit në Himarë dhe tentativa për vrasje ndaj biznesmenit në Tiranë janë ngjarje tronditëse që tregojnë shthurjen e qeverisë në muajt e fundit të saj.