Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Britani, kthejnë në fermë kanabisi diskon 3-katëshe, arrestohen dy shqiptarë

Nga A2 CNN
18 Tetor 2020, 12:53 | Kronikë

Një fermë kanabisi 3-katëshe është zbuluar në një ish-disko në Koventri të Britanisë së Madhe. Policia vendase thotë se aty u gjetën më shumë se 1000 bimë, vlera e të cilave i kalon 1 milion euro.

Sipas policisë britanike, tre persona u arrestuan pas gjurmimit të tyre me dron. Dy prej të arrestuarve janë shqiptarë, ndërsa i treti vietnamez. 24-vjeçari Andi Qani dhe 31-vjeçari Cao Van Vu do të dalin para gjyqit në 12 nëntor.

Ndërkohë, 28 vjeçari shqiptar Adrian Lieshaj rezulton i kërkuar edhe në Gjermani për grabitje dhe është objekt ekstradimi atje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë