Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Europa me shifra rekord, rrugët bosh në Francë, qytetarët respektojnë izolimin

Nga A2 CNN
18 Tetor 2020, 11:45 | Bota
Europa me shifra rekord, rrugët bosh në Francë, qytetarët

Shtetet europiane po përjetojnë shifra ditore rekord në pandemin e koronavirusit, ndërsa po ashpërsojnë dhe kufizimet për të shmangur një kolaps të mundshëm të sistemit shëndetësor. Në Francë është zbatuar gjerësisht shtetrrethimi me orar gjatë natës, teksa Italia po shton masat për të frenuar përhapjen e virusit.

Rrugët e Parisit dhe 8 qyteteve të tjera në Francë ishin të shkretuara ndërsa në zbatim hyri urdhri për izolimin me orar. Shtetrrethimi nga ora 21:00 deri në 6:00 të mëngjesit u vendos nga autoritetet si masë për të frenuar nivelin e lartë të përhapjes së Covid-19 dhe tejmbushjen e spitaleve. Por biznese si baret dhe restorantet janë shprehur kundër këtij kufizimi duke paralajmëruar se po shkojnë drejt falimentit.

Franca është kthyer në një epiqendër përhapjeje të virusit në Europë, kontinent i cili po has vështirësi dhe shifra rekord nga pandemia globale. Në 24 orët e fundit, shëndetësia franceze raportoi mbi 32 mijë raste me koronavirus, një shifër që nuk ishte arritur më parë.

Shifra rekord edhe në Itali, ku qeveria do të vendosë në zbatim ashpërsim të kufizimeve për qytetarët. Masat e reja do të prekin kryesisht lëvizjen e lirë, por do të ketë udhëzime edhe për të punsuarit nga shtëpia.

Edhe Mbretëria e Bashkuar raportoi një shifër të lartë, me mbi 16 mijë raste me koronavirus në 24 orët e fundit, një rritje me 1 mijë infektime nga dita e kaluar. Qeveria e Boris Johnson po aplikon një program me 3 nivele ndërhyrjeje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje qytetarëve që të reduktojnë kontaktin me njëri-tjetrin dhe të mos udhëtojnë, pasi ky shtet europian shënoi një tjetër rekord për raste ditore.

 Në fjalimin e saj të përjavshëm, Merkel tha se Gjermania gjendet në një moment shumë kritik me pandeminë koronavirus.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani