Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

George Clooney tregon filmin që për pak i shkatërroi karrierën

Nga A2 CNN
18 Tetor 2020, 12:26 | Showbiz

Është një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit sot, por George Clooney ka rrëfyer se në vitin 1997 karriera e tij mund të kishte marrë një rrjedhë krejt tjetër.

Aktori 59-vjeçar zbuloi se filmi “­Batman & Robin” bëri që shumë njerëz të refuzonin të punonin me të. Por, një vit më vonë, gjithçka ndryshoi për mirë kur ai dhe regjisori Steven Soderbergh patën sukses me filmin “Out Of Sight”.

“Steven kishte bërë disa filma jo të mirë, ndërsa unë vija pas filmit “Batman & Robin. Të dy kishim shumë nevojë për një film të suksesshëm. Ishim të dy me shpatulla pas muri në atë kohë. Unë e kuptova që për dështimin e filmit Batman & Robin do të binte përgjegjësia mbi mua dhe fatmirësisht u ktheva me një film të mirë, duke shpëtuar karrierën timë në kinematografi”, tha Clooney për “The Sun”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë