Itali, sërish rekord rastesh, 3 mijë vetëm në Lombardi

Milano covid 1100x620

Sërish në rritje numrat e bilancit italian të koronavirusit, që shënojnë çdo ditë një rekord të ri.

Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit, të infektuarit në 24 orë te fundit kanë qenë 11.705 raste, ndërkohë që dje ishin 10.925.

Viktimat e bilancit të fundit ditor janë 69, në rritje nga dita e djeshme ku ishin 47. Lombardia paraqitet sërish si rajoni më problematik, dhe ditët e fundit ka shënuar rritje dramatike edhe kundrejt rajoneve të tjera italiane.

Janë 2975 rastet e rajonit me kryeqendër Milanon, ndërkohë që në Kampanja u regjistruan 1376 raste, dhe në Lacio 1198.

Ndërkohë guvernatorët i kanë kërkuar qeverisë mbylljen brenda mesnatës të çdo restoranti dhe lokali, ndërkohë që aktivitetet që nuk shërbejnë në tavolinë duhet të mbyllen brenda orës 18.