Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Jam mbreti!”, arrestohet i riu që hyri natën në pallatin e Versajës

Nga A2 CNN
18 Tetor 2020, 18:25 | Lifestyle

Si justifikim do të ishte logjik, sikur vetëm të kishte qenë i vërtetë. Por kur 31-vjeçari i kapur brenda sallave të muzeut të Versajës natën e kaluar u përgjigj se ndodhej aty thjesht sepse “ishte mbreti”, forcat e rendit padyshim nuk i besuan aspak.

Jo vetëm sepse monarkia në Francë është zhdukur teknikisht nga viti 1848 me Borbonët, ose në 1870 në qoftë se përfshijmë eksperiencën e bonapartizmit, por sepse i riu që mbante në dorë një flamur francez nuk dukej aspak një pinjoll i atyre familjeve.

Një nga sallat e muzeut të Versajës

I riu kishte ardhur me taksi rreth orës 22:30, dhe vetë taksistit i kishte treguar objektivin e tij, “pushtimin” e ish-pallatit mbretëror që tashmë është një nga muzetë më të vizituar në botë.  Pasi kishte kaluar murin mbrojtës, mbreti imagjinar kishte thyer një dritare duke hyrë i pashqetësuar në ambientet e pallatit.

Pak disa minutash i riu u kap pa bërë rezistencë, dhe fatmirësisht nuk regjistrohen dëme te mobiliet dhe pikturat me vlerë të pallogaritshme që ndodhen në brendësi. “Mbreti” arriti gjithsesi të kishte për vete pallatin për disa çaste, që do të kujtojë tashmë nga “froni” i tij në një qeli franceze.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani