Klosi i përgjigjet PD-së për inceneratorin e Fierit: Përfundon në dhjetor

klosi 1 600x338

Nga inceneratori i Fierit, ministri i mjedisit Bleni Klosi i ka dhënë përgjigje debatit të ngritur së fundi nga Partia Demokratike në lidhje me inceneratorët. Në një deklaratë për mediat Klosi, pohoi se brenda dhjetorit të këtij viti përfundojnë të gjitha punimet. Sipas tij, koncesioni është për 7 vjet dhe 3 vitet e para janë për të ndërtuar impiantin dhe më pas i kalon bashkisë.

“Në impiant janë duke punuar me kapacietet të plotë mbi 100 punonjës dhe së bashku me ekspertët e huaj dhe përfaqësues të kompanive më të mira në fushën e trajtimit të mbetjeve po punojnë për t’i përfunduar ashtu siç e thotë dhe kompania dhe kontrata brenda dhjetorit të këtij viti të gjithë punimet. Ka përfunduar trajtimi i të gjithë ujërave të impiantit. Kanë përfunduar landfilldet, kanë përfunduar veprat publike të cilat janë pjesë përbërëse e ktij impianti dhe është në ditët e fundit të montimit të zemrës së objektit që është furnalta dhe të gjithë impiantet, që do të trajtojnë përfundimisht mbetjet urbane, duke shënuar kështu përfundimin e gjithë kontratës, për sa i përket përpunimit të mbetjeve urbane këtu në qarkun e Fierit. Pra koncesioni është për 7 vjet dhe 3 vitet e para janë për të ndërtuar impiantin. 4 vjet janë për të bashkëjetuar kompania me bashkinë për të gjetur mënyrën e menaxhimit, për të grumbulluar të gjithë mbetjet e qarkut në këtë impiant e pastaj impianti i kalon përfundimisht bashkisë, siç është rasti i Elbasanit”.

Klosi theksoi se pasi impianti t’i kalojë Bashkisë, do të jetë një pikë jo vetëm për trajtimin e mbetjeve, por edhe një prodhues energjie.

“Ajo çfarë është sfida e radhës dhe për këtë po flasim me kryetarin e bashkisë Fier, por edhe me kryetaret e bashkive të Lushnjës, të Divjakës me kryetarin e bashkisë së Roskovecit, Patosit dhe Mallakastrës është mënyra e grumbullimit të mbetjeve urbane këtu në këtë impiant pasi impianti t’i kalojë Bashkisë, do të jetë jo vetëm një pikë moderne e trajtimit të mbetjeve urbane, por do të jete dhe një prodhues energjie, i cili do  të përdoret për nevojat e trajtimit të problematikave që ka kjo bashki”.