Koronavirusi në Kosovë, një viktimë në 24 orët e fundit

kosove koronavirus 1100x620

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar për një viktimë nga koronavirusi dhe 137 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 16 891 raste, ndërsa ai i viktimave është 653.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 49 pacientë, me numrin e përgjithshëm të shëruarve që ka arritur 14 666.