Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Landfilldi i Sharrës, PD: U penguam nga punonjës të një kompanie për të thënë të vërtetat e mafies së plehrave

Nga A2 CNN
18 Tetor 2020, 14:35 | Politikë
Landfilldi i Sharrës, PD: U penguam nga punonjës të një

Partia Demokratike ka denoncuar sot inceneratorin në landfilldin e Sharrës. Në një deklaratë për mediat nga selia blu Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa, thanë se u penguan për të kryer detyrën e tyre, me qëllim për t’u mbyllur gojën për të thënë të vërtetën lidhur me mafien e inceneratorëve. Ata u shprehën se pavarësisht kërcënimeve do të vijojnë të publikojnë faktet mbi këtë aferë, që rëndon xhepat e qytetarëve.

“Në landfilldin e Sharrës, në një territor që është ambient publik jemi rrethuar nga dhjetëra punonjës të kompanisë private, një skenë mafioze e dirigjuar nga mafia e plehrave kanë përdorur kompaninë private për të na intimiduar, jemi ndjekur me makina private të mbushura me punonjës të kompanisë për të na përzënë. Kemi shkuar sot për të denoncuar një territor që është ambient krimi, ku 4 vjet më parë humbi jetën Ardit Gjoklaj. Jemi agresuar nga punonjësit për të thënë ca të vërteta të mëdha. Nga se fshihet Edi Rama? Nga çfarë ka frikë Erion Veliaj? Nëse mendojnë se na kanë ndaluar në detyrën tonë ne do të vijojmë të publikojmë faktet e shifrat sesi kjo aferë rëndon xhepat e qyetarëve”, u shpreh Këlliçi.

Ndërsa zëdhënësja e PD-së i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë aferë dhe të zbulojë kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve.

“Situata që ndodhi sot në mëngjes kishte si qëllim të na mbyllte gojën për të thënë të vërtetat e asaj afere kriminale e mafioze, që e kanë vënë në jetë që në 2017-n.

Kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve, për të cilët shkeli ligjin e prokurimeve publike, nuk bëri garë ndërkombëtare, bëri tender pa kritere reference, dhe për këtë duhet të japë përgjigje Rama.

SPAK nuk duhet të heshtë për të zbuluar këtë lidhje mafioze që prek shtetin e pushtetin në Shqipëri. Kush janë pronarërt e vërtetë që marrin taksat e shqiptarëve?”, deklaroi Zhupa.

A2 CNN Livestream

Dita jonë