Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Maskat e detyrueshme, më shumë se 350 gjoba në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
18 Tetor 2020, 20:12 | Aktualitet
Maskat e detyrueshme, më shumë se 350 gjoba në 24 orët e

Forcat e rendit po vijojnë në aplikimin e masave anti-COVID të dekretuara nga qeveria, që parashikojnë ndër të tjerat përdorimin e maskave në ambientet publike të brendshme dhe të jashtme.

Sipas policisë, janë 356 masat administrative me vlerën 3.000 lekë secila që janë konstatuar gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, diçka që përfaqëson një ulje nga dita e djeshme.

Ndërkohë janë 7 shtetasit që janë shoqëruar në ambientet e Policisë pasi kanë tentuar t’i shmangen masës administrative duke mos i dhënë dokumentet e identifikimit punonjësve të policisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë