Rekord rastesh me koronavirus në botë, Sekretari i OKB-së: Bota e përçarë nuk e lufton dot pandeminë

guteres 1100x620

Rastet e reja globale me koronavirus shënuan një rritje rekord ditën e shtunë, me 400 000 persona të prekur në 24 orët e fundit. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar që nga nisja e pandemisë.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, bota e përçarë nuk po e përballon dot sfidën e pandemisë.

“Pandemia është një sfidë e madhe globale për të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Është e qartë që bota, duke qenë e përçarë, nuk po e përballon siç duhet. Kemi përpara një sprovë që nuk po e kalojmë dot”, tha Guterres për agjensinë e lajmeve “Lusa”.

Europa, e konsideruar si epiqendra e pandemisë në javët e fundit ka shënuar një mesatare prej 140 mijë rastesh në ditë, përgjatë javës së fundit.