“Shpejtësi që vret jetën”, pezullohen 20 leje drejtimi dhe arrestohen 4 shoferë

shpejtesi 1100x620

Policia Rrugore njofton se 20  Leje Drejtimi janë pezulluar për disa orë kontroll gjatë mbrëmjes të së shtunës dhe deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm. Nga këto, 10 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Për disa orë monitorim me Radar janë evidentuar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me  shpejtësi  që varionin 138 km/h – 168 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi  që vrasin jetën”, thotë Policia Rrugore.

“Edhe pse kontrollet janë shtuar së tepërmi në këto akse me risk, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon”, njofton Policia, e cila ka vijuar kontrollet edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit.