Spanjollët dominojnë në “Aragon”, Rins rrëmben fitoren

rins 1100x620

Aleks Rins është fituesi i Çmimit të Madh të Aragon në Moto GP. Piloti spanjoll triumfoi në garën e dhjetë të këtij sezoni i cili deri më tani ka patur 8 fitues të ndryshëm.

Rins u nis nga vendi i 10 dhe pas një gare të shkëlqyer arriti të kaloi i pari vijën e finishit. Garë mbresëlënëse edhe për Alex Marquez, vëllain e 6 herë kampionit të botës Marc Marquez, i cili luftoi deri në fund për fitoren por në fund u mjaftua me vendin e dytë. Podiumi u plotësua nga spanjolli tjetër, Joan Mir.

Skuderia Yamaha ndërkohë zgjodhi të mos e zëvendësojë Valentino Rossin për këtë garë, i cili pak ditë më parë rezultoi i prekur nga COVID-19.