Video-loja që po dominon celularët

video loje 1100x620

“Among Us” konsiderohet një nga video-lojrat më të mëdha të këtij viti dhe të dhënat e fundit tregojnë se ajo ka kaluar 100 milionë shkarkime nëpër celularë.

Sipas “Sensor Tower”, video-loja e dytë më e shkarkuar është shumë mbrapa. “My Talking Tom Friends” ka 68 milionë shkarkime këtë vit.

Edhe në PC video-loja “Among Us” po ecën shumë mirë, duke u renditur në vend të katërt si më e luajtura, e lënë pas vetëm nga Counter-Strike: Global Offensive, Dota 2 dhe PUBG.

Duke u nisur nga një sukses i tillë, prodhuesi i kësaj video-loje ka vendosur që të mos punojë për një lojë të dytë, por të fokusohet tek e para.