Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

A do të jetë kryetarja e re e bashkisë së Durrësit? Milva Ekonomi sqaron në A2

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 14:15 | Aktualitet
A do të jetë kryetarja e re e bashkisë së Durrësit?

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, ishte e ftuar në Ditarin e mesditës në A2, ku foli rreth zhvillimeve të fundit ekonomike në vend si pasojë e pandemisë dhe parashikimeve të zymta që japin institucionet financiare ndërkombëtare për të ardhmen e ekonomisë shqiptare.

Mes të tjerash, Milva Ekonomi reagoi dhe për deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili prej ditësh shprehet se ajo do të jetë kryetarja e re e Bashkisë së Durrësit, ku do të zëvendësojë znj. Sako, pikërisht për të firmosur skandalin e inceneratorëve.

Ekonomi i mohoi këto deklarata duke u shprehur se vijon punën e saj ende si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

“Unë jam duke punuar në Kuvendin e Shqipërisë, dhe intervistën jam duke e dhënë prej andej. Unë jam ende në detyrë. Jam deputete e Kuvendit të Shqipërisë”, tha Ikonomi.

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë foli dhe në lidhje me premtimet e qeverisë, në këtë kohë të vështirë, për të rritur rrogat e mjekëve, infermierëve, mësuesve apo për zerim taksash e TVSH-së.

Sipas Ekonomit, të gjitha premtimet e qeverisë vijnë si pasojë e mbështetjes në të dhënat e institucioneve kryesore të saj.

“Unë besoj se llogaritë janë bërë edhe duke pasur parasysh ekspertizën që jep si FMN dhe BB duke përdorur të gjitha burimet e dijeve dhe të dhënave që ka në Shqipëri. Parashikimet nuk janë vetëm elektorale, por janë të mbështetura mbi të dhëna. Këto parashikime në përgjithësi janë përgjegjësi e forcës së qeverisë.

Ajo e ka përgjegjësinë e madhe të përdorë të dhënat përpara se të bëjë parashikime për një platformë ekonomike. Banka Botërore kishte parashikuar një rënie më të madhe të GDP, por BSH tha se kjo rënie do të jetë më e vogël për arsye se të dhënat pasurohen çdo ditë dhe përballen me realitetin nga ku ato dalin”, përfundoi Ekonomi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani