Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bella Hadid fotografohet duke bërë tamponin në makinë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 21:16 | Showbiz

Modelja Bella Hadid kaloi disa ditë relaksuese javën e kaluar së bashku me miqtë, duke festuar ditëlindjen, mes alkoolit e bikinit. Pas pushimeve, modelja tani është kthyer në punë dhe duke qenë se nuk ka zbatuar masat e distancimit, vendosi t'i nënshtrohej tamponit sapo u kthye në New York.

Paparacët që kurrë nuk flenë, e kanë fotografuar atë në sediljen e pasme të makinës, ndërsa kryente tamponin e koronavirusit. Bella uli maskën, mbylli sytë ndërsa punonjësja i futi tamponin në hundë. Një pamje që fatkeqësisht është vite dritë larg imazheve me shkëlqim që jemi mësuar ta shohim Hadid.

Pas përgjigjes që rezultoi negative, Bella Hadid ka marrë pjesë në një xhirim mode, ku pozoi për një set fotografish me veshje dhe aksesorë të Michael Kors.

A2 CNN Livestream

Dita jonë