Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dialogu Kosovë-Serbi, palët me draft-marrëveshje për personat e zhdukur

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 17:23 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, palët me draft-marrëveshje për

Kosova dhe Serbia kanë arritur një draft marrëveshje në Bruksel për personat e zhdukur, por që do të hyjë në funksion në rast të arritjes së marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse.

Ky draft përfshin tri shtylla bazë si: krijimi i një komisioni të përbashkët të udhëhequr nga BE-ja, i cili do të jetë përgjegjës për zbardhjen e personave të pagjetur; hapja e arkivave shtetërore; dhe e treta zbardhja e gjithë personave të zhdukur në afatin kohor prej 18 muajsh.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë për persona të zhdukur, Ibrahim Makolli. Gjatë një takimi të një komisioni qeveritar, ai njoftoi se kjo ishte ndër çështjet e para të diskutuara në Bruksel pas rifillimit të dialogut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli